TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur numërimi mbrapsht për rikthimin në fushë të Zlatan Ibrahimovic. Në konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes ndaj Huddersfield, Jose Mourinho ka folur edhe për suedezi.
“Zlatan është këtu. Po punon ashtu siç e kishim parashikuar, por nuk do të kthehet javën e ardhshme, ose pas dy javës. Para vitit 2018? Po. Por ky është vetëm një parashikim”, ka thënë strategu portugez.
Me shumë mundësi 2dhjetori mund të jetë data e rikthimit të Ibrës në fushën e lojës, në duelin e programuar ndaj ekipit të Arsenalit. Bomberi suedez mungon që nga 20 prilli i këtij viti.
TPZ.AL