LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 15:39

Mjekët: Celularët po shkaktojnë kancer!

Mjekët: Celularët po shkaktojnë kancer!

Rrezatimi nga pajisjet është i lidhur me kancerin dhe infertilitetin, ndaj dhe përdorimi i tepërt i celularit është një rrezik jo i vogël.

Telefonat celularë, transmetojnë informacion duke përdorur sinjale radiofonike me frekuencë të ulët, të cilat mund të na ekspozojnë ndaj një rrezatimi jo të shëndetshëm.

Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi i shpeshtë dhe i afërt me telefonat celularë, mund të jetë e mjaftueshme për të na rrezikuar.

Studimet kanë treguar prova se ekspozimi i telefonit celular, mund të shkaktojë tumore në tru ose në vesh, ku trupi është shpesh në kontakt me pajisjen.