LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 11:21

Disa mënyra se si të kujdesemi për sytë

Disa mënyra se si të kujdesemi për sytë

Lodhja dhe skuqja e syve janë ndër simptomat më të shpeshta, që ndeshim në jetën e përditshme, si pasojë e përdorimit të smartphone-ve, kompjuterëve, apo mjeteve të tjera elektronike.

Ato mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës, apo shikimin e turbullt. Një nga mënyrat për të mirëmbajtur shikimin, është dhe ushtrimi i tyre, të cilën jo shumë njerëz e bëjnë.

Ja disa ushtrime për të qetësuar sytë:

  • Mbyllini sytë dhe relaksohuni. Thuhet se errësira na ndihmon në formimin e qelizave të fotoreceptorëve shkopinj dhe kone në sytë tanë, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.
  • Rrotullojeni kokën në lëvizje tërthore, duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Filloni nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lart-poshtë. Ky ushtrim e rrit qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.
  • Mbyllini sytë për 3-5 sekonda dhe pastaj hapini sërish. Këtë përsëriteni shtatë here, kjo ndihmon në relaksimin e muskujve të syve, si dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut në sy.

 

Këto, nuk janë te vetmet gjëra që mund të bëni për mirëmbajtjen e shikimit tuaj, por ekzistojnë edhe disa rregulla të tjera, të cilat janë:

  • Vendosja e disa fetave të kastravecit ose patates në sy dhe mbajtja e tyre përreth 15 minuta. Kastaveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lekurës dhe sidomos të syve.
  • Një metodë tjetër është dhe vendosja e pecetave të lagura me kamomil të ftohtë, të vendosura mbi qepalla. Me këto mënyra ju do ti ndjeni sytë tuaj më të shplodhur.
  • Përdorimi i syzeve të diellit duhet të fillojë që në fëmijëri. Dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultraviolet, mund të parandalohet duke zvogëluar ekspozimin në rrezatimin diellor.
  • Gjatë punës në kompjuter është mirë që ta shkëputim shikimin prej tij shpesh herë në orë , përreth një minutë. Sytë duhet t’i rrotullojmë në ambjentin përreth, ose të paktën çdo një orë, te bëhet një pushim prej 15 minutash.