LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 14:17

Dedikimi special i Adelinës për motrën e saj

Adelina Ismaili, gjithnjë e ka bërë të ditur për publikun, raportin tejet të afërt që ka me familjen e saj, e sidomos me dy motrat, Emën dhe Zanfinën.

Këngëtarja bën shumë rrallë publikime në rrjete sociale, por këtë herë i ka kushtuar Zanfinës ca rreshta emocionues në profilin e saj në Instagram.

“Nuk ka rëndësi se sa e gjatë është ajo, sa grua e bukur është bërë apo sa seriozisht e ka marrë jetën! Ajo do jetë gjithmonë princesha ime e vogël. Të dua Zan <3”, ka qenë dedikimi i Adelinës për Zanfinën.