LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 13:24

10 arsye përse duhet të konsumoni birrë

10 arsye përse duhet të konsumoni birrë

Birra ka një përmbajtje më të lartë të proteinave B dhe vitaminës B se vera, megjithëse përmbajtja e tij antioksidante, është e barabartë me atë të verës.

Disa nga cilësitë e mira të birrës janë:

1.Birra mban veshkat tuaja të shëndetshme.

Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se birra ështëshumë e mirë për veshkat tuaja. Në të vërtetë, çdo shishe birrë që pini, redukton rrezikun e zhvillimit të gurëve të veshkave me 40%.

2. Birra gjithashtu mund të zvogëlojë kolesterolin e keq.

Fibra që gjendet në birrë, mund të ndihmojë në reduktimin e niveleve të kolesterolit LDL, që është lloji i “keq” i kolesterolit.

3. Birra gjithashtu mund të rrisë nivelet e vitaminës B.

Sipas ekspertëve, kjo pije përmban disa vitamina B (B1, B2, B6 dhe B12). Ata gjithashtu thonë se njerëzit që konsumojnë pijet alkoolike kanë 30 % më shumë vitaminë B6 sesa ata që nuk konsumojnë.

4. Forcon kockat.

Një studim, zbuloi se nivelet e larta të silikonit në birrë, mund të kontribuojnë në rritjen e densitetit të kockave.

5. Birra gjithashtu shërben si një kurë për pagjumësi.

Laktoflavini dhe nikotina, të pranishme në birrë, mund të nxisin gjumin.

6. Birra zvogëlon ndjeshëm rrezikun e një sulmi në zemër.

Sipas ekspertëve, pirja e birrës ka një rrezik të reduktuar prej 40-60% të sulmit në zemër, në krahasim me ata që nuk pinë birrë.

7. Birra gjithashtu parandalon mpiksjen e gjakut.

Ekspertët thonë se përbërësit e gjetur në birrë, ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut.

8. Ekspertët thonë se birra rrit kujtesën tuaj.

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se, personat që janë përdorues të pijeve alkoolike, kanë më pak gjasa të vuajnë nga Alzheimer dhe dementia, sesa ata që nuk pinë birrë.

9. Kjo pije gjithashtu ju ndihmon të luftoni stresin.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Montrealit, zbuloi se dy gota birrë në ditë, mund të zvogëlojnë stresin ose ankthin që lidhet me punën.

10. Së fundi, birra do të bëjë lëkurën tuaj më të re dhe më të bukur

Ekspertët thonë se disa vitamina në birrë, mund të rigjenerojnë lëkurën dhe të kenë një ndikim pozitiv në pigmentim. Lëkura juaj bëhet e butë dhe më fleksibile.