TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur të gjithë fansat janë në pritje të hitit të radhës nga Flori Mumajesi, kantautori i njohur po merret me diçka tjetër. Të paktën për këtë fundvit ka në plan të drejtojë një program televiziv.
Zhvendosja në Kosovë, ka bërë që ai të angazhohet pranë Klan Kosova, në të cilin producenti do të drejtojë programin festiv “Nin”.
Lajmin e ka bërë publik në Insta Stroy moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në natën e ndërrimit të viteve.
“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”- shkruan Hamiti në foton e postuar, ku Flori duket në studion e programit të njohur duke u përgatitur me skaletë në dorë.
Nuk dihet nëse do të jetë prezantues vetëm për disa materiale apo gjatë gjithë mbrëmjes, por me siguri do të jetë bashkë edhe me kolegë të tjerë të Klan Kosovës.
[gallery ids="40775,40777"]