LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 11:32

Ja çfarë funksioni ka çaji!

Ja çfarë funksioni ka çaji!

Një studim i ri tregon se, çaji arrin të reduktojë sëmundjen e glaukomës te njerëzit, një gjendje që prek presionin brenda syrit, përfshirë humbjen e shikimit.

Ekspertët kanë thënë se hulumtimi, nuk tregon se ju mbron krejtësisht, por besojnë se antioksidantët dhe anti-inflamatorët që gjenden në çaj, ndikojnë në shanset e zhvillimit të sëmundjes.

Thuhet se, glaukoma ndikon në rreth 57.5 milionë njerëz në gjithë botën, që shkaktohet nga presioni i lëngjeve që çojnë në dëmtimin e nervit optik, i cili arrin deri në verbim.

Kjo sëmundje mund të prekë çdo moshë, përfshirë bebet dhe fëmijët e vegjël, prandaj sugjerojnë që rreziku mund të parandalohet, nëse njerëzit konsumojnë më shumë se gjashtë filxhanë me çaj në javë.