LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 13:36

Rreziku që shkaktojnë vitaminat

Rreziku që shkaktojnë vitaminat

Në sezonin e ftohjeve dhe viruseve, shumica mendojnë se mbrojtja kryesore është furnizimi shtesë i organizmit me vitamina, mirëpo nuk e dinë se sa mund t’i bëjnë dëm shëndetit dhe sa dhembje shkaktojnë.

Vitaminat janë të domosdoshme për shëndet dhe vitalitet të organizmit, mirëpo rrallëkush e di që marrja e vitaminave në formë tabletash, krijon probleme serioze në organizëm.

Hulumtimet tregojnë, se marrja e shpeshtë e vitaminave në formë tabletash, mund të krijojë djegësirë të fuqishme.

Këto tableta irritojnë ezofagun dhe shkaktojnë thartirësi të lukthit, ndërsa shkaktojnë dhembje të mëdha në stomak.

Vitaminat në formë tabletash, kryesisht janë goxha të mëdha dhe mund të rrezikojnë funksionimin e unazës muskulore, pjesë e cila bashkon lukthin dhe ezofagun.

Mjekët theksojnë që, nëse vuani nga thartirësia e fortë që shkaktohet nga marrja e vitaminave në formë tabletash, duhet sa më parë të ndërprisni përdorimin e tyre.

Mirëpo, nëse vitaminat e tilla janë të caktuara me terapi, ndërkohë ju mundon thartira, rekomandohet ndërrimi i prodhuesit të ilaçit dhe të zgjidhni tableta më të vogla.

Ekspertët na rikujtojnë që ndikimi i vitaminave në formë tabletash ende nuk është studiuar hollësisht, prandaj më mirë është që të praktikoni furnizimin e trupit në mënyrë klasike me vitamina dhe minerale, nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm.