LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 15:26

Ja me kë e krahason vetën Getoar Selimi!

Getoar Selimi, gjithmonë befason me publikimet e tij.

Reperi ka publikuar në instagram një kolazh bardhë e zi, ku shihet së bashku me Naim Frashërin dhe Abdyl Frashërin, dy prej ikonave të shkrimit dhe historisë shqiptare. Ka mundësi, që reperit ti duket vetja si Naim Frashëri dhe Abdyl Frashëri, një pretendim ky paksa i ekzagjeruar nga ana e tij. Nuk munguan as komentet e fansave, ku shumë prej tyre e pranonin krahasimin si me vend, e disa të tjerë e kritikuan atë, pasi krahasoi veten me vëllezërit Frashëri. Geasy së fundmi erdhi me një këngë patriotike “Bisha me dy Koka”, që pati sukses të konsiderueshëm.