LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2017, 14:05

Laura Pausini surprizon fansat

Laura Pausini surprizon fansat

Pas një viti shkëputjeje nga tregu muzikor, këngëtarja italiane ka surprizuar fansat e saj.

Laura Pausini, në llogarinë e saj në Instagram, ka njoftuar lançimin e albumit në vitin 2018, si dhe një turne botëror. Këngëtarja në postimin e bërë, ka publikuar edhe datat e turneut i cili nis në Romë, më pas në Miami, New York, Los Angelos dhe në shtete të tjera të botës.

Këngëtarja ka mbajtur nën ankth fansat e saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, pasi për disa ditë me rradhë publikoi një foto ku shkruante: “A MEZZANOTTE ti dico tutto” (Në mesnatë të them gjithçka).

Mediat italiane, kanë shkruar se dixhitura e vënë nga këngëtarja në postimet e bëra, mund të përkojë me titullin e albumit të saj të ri.