TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vizitës së Hashim Thaçit në veri të Kosovës ka reaguar Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb tha se vizita e homologut kosovar së bashku me forcat speciale të Kosovës ROSU ishte një sulm banditësh.
“Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave speciale të Kosovës, të gjithë shqiptarë, që kanë zënë rrugë hyrëse dhe të gjitha objektet pranë Ujmanit, duke keqtrajtuar brutalisht disa persona dhe duke mbajtur peng katër”, tha Vuçiç për mediat serbe.
Kujtojmë se njësitet speciale të Kosovës të shumta në numër në veri ishin për shkak të vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dje në vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.
Thaçi deklaroi se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, por autoritetet në Serbi thanë se Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se ka arrestuar disa serbë. Vuçiç, në një fjalim drejtuar kombit serb, tha se me vizitën e Thaçit u shkelën disa marrëveshje.
“Nuk e di nëse kanë pasur pëlqimin e NATO-s, por kushti i dytë është shkelur plotësisht”, shpjegoi Vuçiç.
TPZ.AL