AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 09:29

I vunë zjarrin te dera e banesës, zbardhet dëshmia e oficeres gjyqësore

I vunë zjarrin te dera e banesës, zbardhet dëshmia e oficeres

Mëngjesin e së premtes persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin me benzinë derës së banesës së oficeres së Policisë Gjyqësore në Gramsh, Laura Boçi. Zjarrëvënia ka ndodhur gjatë natës para derës së jashtme të banesës së shtetasit M.F. (bashkëshorti i oficeres).

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësuan fikjen e zjarrit duke shmangur dëmet materiale.

Prokuroria e këtij rrethi ka nisur hetimet për të gjetur autorët, deri sot janë shoqëruar disa persona.

Dyshimet e para janë për shkak të detyrës, vetë oficerja ka deklaruar se deri më tani ajo nuk ka asnjë konflikt, si në punën që ajo bën, por edhe në jetën personale.

TPZ.AL