AKTUALITET, 3 Maj 2019, 17:50

Meta në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Stamboll

Meta në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit, përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore.”,  shkruan Meta.