TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Carlo Ancelotti së shpejti mund të ulet në stolin e një ekipi kombëtar. Ky është lajmi i bujshëm, raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” për të ardhmen e ish-trajnerit të Bayern Munich. Emri i Ancelottit, i cili të mërkurën ishte në “Stamford Bridge” për të parë ndeshjen Chelsea-Roma, këto ditë do të jetë mbi të gjitha i bujshëm në Kroaci, ku ëndërrojnë t’i besojnë drejtimin e kombëtares. Për më tepër, pas shkarkimit të papritur të Çaçiç, trajneri Daliç është një zgjidhje emergjente, jo afatgjatë. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se trajneri i tanishëm me siguri do ta çojë Kroacinë në “play-off”, në nëntor, kundër Greqisë.
TPZ.AL