AKTUALITET, 30 Prill 2019, 13:02

Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje nënën e 4 fëmijëve: Ishte akoma gjallë, kërkoi ndihmë…

Memaliaj, burri vrasës tregon si goditi për vdekje nënën e 4


Detaje të reja janë zbuluar nga krimi makabër që ka ndodhur sot në Memaliaj. Mësohet se debati mes të dyve ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku Skëndër Hoxha ka debatuar me bashkëshorten e tij, Antonetën.

Pas disa orëve debat, Skënder Hoxha ka rrëfyer në polici se e ka goditur me grushte të shoqen, dhe më pas ka marrë një levë hekuri, të cilën e kishte në banesë pasi e përdorte për të trazuar kazanin e rakisë dhe me të e ka goditur.

“E vrava unë, e qëllova me levën e kazanit të rakisë."-ka thënë ai në polici. Ngjarja është edhe më makabre, pasi autori i vrasjes, bashkëshorti i Antonetës, me të cilën kishte 4 fëmijë, e ka lenë gruan e tij të vdiste pa ndihmë mjekësore.

“Ajo ishte gjallë, kërkoi ndihmë, unë e kisha qëlluar, por nuk e ndihmova”-tha burri vrasës.