AKTUALITET, 1 Maj 2020, 22:37

Meksika regjistron 127 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Meksika regjistron 127 të vdekur në 24 orët e fundit nga

Koronavirusi nuk ka lënë pa e prekur edhe Meksikën. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 127 persona.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 1859 individë.

Sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, Meksika në 24 orët e fundit regjistron 1425 persona.

Kurse, në total Meksika ka 19 224 njerëz të infktuar me virusin e njohur si Covid-19.