AKTUALITET, 1 Maj 2020, 19:23

Po priste të mësonte nëse ishte i infektuar me koronavirus, humb jetën pacienti 83-vjeçar në Kosovë

Po priste të mësonte nëse ishte i infektuar me koronavirus, humb

Një 83-vjeçar, që po priste të merrte vesh ënse ishte i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në Kosovë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, pacienti u pranua rreth orës 16:00 në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe humbi jetën vetëm gjysmë ore më vonë.

Sipas infektologut Nderim Hasani, 83-vjeçari ishte nga Komuna e Mitrovicës. Raportohet se pacientit i janë dërguar mostrat për testim, dhe ende nuk dihet nëse e ishte i infektuar apo jo.