AKTUALITET, 1 Maj 2020, 22:21

Spahia: Fakte të reja se Covid-19 në Shqipëri është shfaqur që në janar

Koronavirusi në Shqipëri është shfaqur që në muajin janar. Kështu shprehet Bardh Spahia

Teksa publikon disa tabela të sistemit alert, ish deputeti i PD shprehet se, 'për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 mars 2020. Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip?'

Postimi i plotë:

TJETER FAKT SE COVID-19 ESHTE PIKASUR NE JANAR NE SHQIPERI

Ja një tjetër fakt që provon dyshimet e forta se Covid-19 është shfaqur që në Janar. Shikoni tabelat zyrtare të sistemit alert për rastet e gjendjeve virale me temperaturë të lartë deri në 2 Mars 2020. Të gjithë i mbajmë mend edhe raportimet mediatike për fluks e rradhë të gjata jo vetëm në QSUT. Nga tamponët e realizuar në këta pacientë me gjendje febrile, plot 62.5% rezulton JO grip stinor? Po atëherë cfarë është kjo gjendje me temperaturë të lartë e simptoma të ngjashme me gripin, por e ekzaminuar si JO grip? Natyrisht që nuk duhet të jesh mjek që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje! Por pyetja më e madhe është se cfarë ka bërë ISHP dhe autoritetet e tjera shëndetësore dhe qeveritare përballë asaj pyetjeje? Nuk e kanë vrarë mendjen të zbulojnë se cfarë është ai lloj virusi me simptoma aq të spikatura? Neglizhencë nga paaftësia? Apo dikush u ka mbyllur gojën dhe kanë vazhduar si të mos kishte ndodhur gjë, edhe pse pasojat e Covid-19 në Kinë ishin headlines botërore?

Përsëris thirrjen drejtuar mjekëve, që bëjnë pjesë në komitetin e ekspertëve, që të shprehen mbi këto fakte që dalin për ditë? Ka qenë paaftësi apo bindje e verbër politike?