TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e Thaçit e nuk lejon formimin e qeverisë së re deri në 29 maj. Në një reagim në mediat sociale, LDK shkruan se do e respektojë këtë vendim, dhe shton se do e foromojë qeverinë e re duke zbatuar Kushtetutën.
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës lidhur me caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, deri më 29 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehet e vendosur që, si edhe deri më tani, të respektojë në tërësi këtë vendim. LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re.
LDK-ja mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë Qeverinë e re. LDK-ja dhe partnerët dje kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, të mbështetur nga 61 deputetë, sencë e cila do të mbahet pas vendimit final të Gjykatës Kushtetuese, meqë LDK-ja është e bindur se procesi i mandatimit të z. Avdullah Hoti është bërë konform normës kushtetuese dhe kompetencave kushtetuese që ka Presidenti i Kosovës.
Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka marrë sot vendimin që të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, që mandatonte Abdullah Hotin si kryeministër të ri. Në një vendim të publikuar sot bëhet me dije se dekreti i Thaçit, pezullohet përkohësisht dhe votimi i qeverisë së re nuk mund të bëhet para datës 29 maj.