AKTUALITET, 1 Maj 2020, 21:44

Përdorimi i plazmës së gjakut për të shëruar COVID-19, Pipero: Ka të dhëna kontradiktore, por është një praktikë e njohur

Përdorimi i plazmës së gjakut për të shëruar


Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për studimin e ri që është bërë ditët e fundit, për përdorimin e plazmës së gjakut të pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero u shpreh se ka studime kontradiktore për përdorimin e plazmës dhe ende nuk ka rekomandime.

Ka lajme dhe studime kontradiktore për përdorimin e plazmës së gjakut. Mund të përdoret, është e rekomandueshme, por evidencat janë kontradiktore deri tani. Gjithsesi, është praktikë e njohur”, ka thënë Pipero.