AKTUALITET, 1 Maj 2020, 20:21

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e tij, reagon Hashim Thaçi

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e tij, reagon Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretimin prej tij të Abdullah Hotit si kryeministër i vendit.

Thaci shprehet se, do të respektojë vendimin e Kushtetueses, ndërsa shton se partitë duhet të sillen me maturi ndaj Kushtetutës.

Postimi i presidentit Hashim Thaci:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH