TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
India ka zgjatur edhe për dy javë izolimin kombëtar për shkak të koronavirusit. Udhëzimet e reja që u prezantuan sot, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbra.
Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme.
India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë shtet janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19.
Ministria e Brendshme tha se masa e izolimit do të vijojë deri në 18 maj. Mirëpo, sot në këtë shtet është shënuar rekord i rasteve të reja, ku kanë humbur jetën 1100 persona.