AKTUALITET, 1 Maj 2020, 21:15

Kanadaja regjistron 40 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 3224 viktima në total

Kanadaja regjistron 40 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e

Kanadaja është një tjetër shtet i prekur nga koronavirusi. Shteti kanadez ka regjistruar 40 të vdekur në 24 orët e fundit.

Në total, në Kanada numri i viktimave nga pandemia e Covid-19 ka shkuar në 3224 persona.

Sa i përket personave të prekurve, 424 njerëz janë infektuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kanada ka shkuar në 53,670 individë.

Edhe pse një shtet pranë Amerikës, vendi me më shumë të prekur nga koronavirusi, Kanadaja nuk ka numër të lartë të infektuarish nga Covid-19.