AKTUALITET, 1 Maj 2020, 22:07

A duhen mbajtur maskat? Pipero: Në rrugë jo, se nuk të ndihmojnë, policët duhet t’i kenë

A duhen mbajtur maskat? Pipero: Në rrugë jo, se nuk të

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, i është kthyer edhe njëherë sot debatit për përdorimin apo jo të maskës. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero tha se, në rrugë nuk duhet të mbahet maska, por duhet pasur kujdes kur futemi në ambiente të mbyllura.

Më tej, ai shtoi se policët duhet të mbajnë maskën kur janë në shërbim, pasi janë në komunkim me njerëz të tjerë. Ai shtoi se, me rikthimin e mësimit në universitete, pedagogët dhe studentët duhet të respektojnë të gjitha rregullat.

“Maska duhet të vendoset në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici, sigurisht, duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët, kur jeni në ambiente të mbyllura”, u shpreh Pipero.