AKTUALITET, 1 Maj 2020, 22:33

Lajme të mira nga Kosova, 27 pacientë fitojnë betejën ndaj COVID-19 brenda 24 orëve

Lajme të mira nga Kosova, 27 pacientë fitojnë betejën ndaj

Lajme të mira vijnë nga Kosova, ku 27 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, brenda 24 orëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se numri i të shëruarve ka shkuar në 298.

“Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 298 raste”, ka njoftuar IKSHPK.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 221 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, ka njoftuar IKSHPK.