AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 10:59

FOTO/ Kosovë, momenti kur zhytësit e FSK nxjerrin nga liqeni i ngrirë trupin e 52-vjeçarit

Një skuadër e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me vendim të Ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe urdhër të komandantit të Ushtrisë, Gjeneral lejtnant Rrahman Rama, u angazhua me 2 shkurt 2019 që nga ora 22:03, në vlerësimin e gjendjes në liqenin e Livoqit, sepse kishte njoftim nga Policia e Kosovës se aty ishte mbytur 52-vjeçari Ekrem Shkodra nga Gjilani.

Operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK- se filloi dje në ora 9:00, në kushte të vështira te shkaktuara nga ngricat.

Pas një pune profesionale, specialistet e FSK- kane arritur ta nxjerrin në breg trupin e personit të mbytur. Trupi i pajetë i Ekrem Shkodrës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipeve të mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme.

Siç njoftoi kapter Naim Mala, ekipet e FSK pas operacionit të suksesshëm janë kthyer në rapartet e Kazermës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK në Pomozotin.