AKTUALITET, 4 Shkurt 2019, 10:14

Gjetja e mbetjeve të avionit të Sala, reagon për herë të parë babai i futbollistit

Pas gjetjes së aeroplanit me të cilin udhëtonte futbollisti i njohur, Emiliano Sala i cili humbi nga radarët më 22 janar të këtij viti, ka reaguar edhe babai i futbollistit Horacio Sala.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Horacio ka shprehur dëshpërimin e tij për humbjen e të birit në rrethana tragjike.

“Nuk mund ta besoj, kjo është një ëndërr, një ëndërr e keqe. Jam i dëshpëruar.”

Lajmi për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit me të cilin po udhëtonte futbollisti bashkë me pilotin, është bërë i ditur nga të gjitha mediat botërore, në veçanti “Sky” dhe “BBC”, sipas të cilave thuhet se janë lajmëruar edhe familjarët e Sala.

Kujtojmë se Avioni i Piper Malibu u zhduk nga radarët afër Ishujve Channel më 22 janar, ndërsa piloti David Ibbotson dhe futbollisti argjentinas dyshohet se kanë vdekur, pasi prej 22 janarit nuk gjenden.

Ndërkohë lidhur me trupat e tyre nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet.