TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prifti i Manastirit të Vranjës, Goran Kimpanov është arrestuar mëngjesin e së hënës për shkak të tragjedisë që ndodhi të dielën në Liqenin e Shkodrës, ku humbën jetën 4 persona.
Sipas mediave malazeze, Prifti akuzohet për një vepër penale, kundër sigurisë së përgjithshme. 5 personat e shpëtuar nga përmbysja e varkës janë kthyer në breg me anijen e Metropolitanatit malazez, të transportuar nga prifti i arrestuar.
Ai është marrë në pyetje për rreth 20 orë në Qendrën e Sigurisë të Podgoricës gjatë mbrëmjes së kaluar. Personat e shpëtuar thanë se i ishin lutur priftit që ti nxirrte në breg, pasi disa prej tyre duhet të ishin në punë pasdite.
Ndërkohë kërkimet për tre persona të zhdukur vijuan edhe mëngjesin e së hënës. Për shkak të stuhisë varka me 9 persona u mbyt në zonën e Zetës në grykëderdhjen e lumit Moraça të Malit të Zi. Gruaja 4 muajshe shtatëzënë Jana Kumboroviç, bashkëshorti i saj Ratko dhe vajza 12-vjeçar u mbytën duke u kthyer nga Manastiri i Vranjës.
Aktualisht është gjetur vetëm trupi i kryefamiljarit të familjes. Në tentativë për të shpëtuar familjen u mbyt edhe një djalë nga Podgorica.
Mediat raportojnë se familja dhe personat e tjerë në varkë ishin besimtarë të rregullt dhe shkonin çdo të diel në kishë. Varka me 9 persona ishte nisur për të vizituar Manastirin e Vranjës, ku do të merrte pjesë në një liturgji fetare.