AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 22:47

Veliaj tallet me Ramën: Kryeministri më i mirë në 100 vitet e fundit!

Veliaj tallet me Ramën: Kryeministri më i mirë në 100 vitet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërtheu në superlativa për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke e cilësuar si më të mirin në 100 vitet e fundit.

"Ne kemi një kryeministër më të mirin që ka patur Shqipëria në 100 vjet. Ai e bën punën me shumë pasion" - u shpreh Veliaj.

Por të krahasosh Edi Ramën si më të mirë se kryeministrat e kaluar, si Ismail Qemalin, Sulejman Delvinën, Iliaz Vrionin, Hasan Prishtinën, Fan Nolin apo Ahmet Zogun kjo ka vetëm një shpjegim. Ose Veliaj po tallet rëndshëm  me kryeministrin Rama, ku marrëdhënia mes tyre thuhet se është në kufirin më të ulët, ose Veliaj po bëhet servil ndaj tij.

Zërat qarkullojnë se Rama ka kohë që nuk komunikon me Veliajn, madje për t'i përcjellë mesazhe njëri-tjetrin përdorin mikun e tyre të përbashkët, Endri Fugën. Dalja e fundit publike mes Veliajt dhe Ramës ka qënë zgjedhjet e 25 qershorit, dhe që prej asaj dite ata nuk janë parë më bashkë, në asnjë aktivitet.

Kryebashkiaku i Tiranës u pyet nëse kishte dëshirë për tu bërë kryeministër në të ardhmen, por ai e mohoi kategorikisht duke thënë se po bën një punë që e do shumë. /TPZ.AL/