TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
49 vjeçari Ilir Vrioni me funksion efektiv policie në Durrës është arrestuar në flagrancë pasi drejtonte mjetin gjatë kohës që ishte dehur me alkool.
Nuk ka mjaftuar me kaq por polici ka nxjerrë pistoletën e shërbimit e më pas ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit duke shkaktuar panik tek qytetarët. Arrestimi i tij është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.
Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. TPZ.AL