Nga sot devijohet qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Elbasan.
Në kuadër të kryerjes së punimeve përfundimtare në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan” do të bëhet devijimi i trafikut.
Nga data 12 mars deri në datën 14 mars makinat do të qarkullojnë në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë- Elbasan”.
Qarkullimi makinave për të dyja akset do të bëhet në karrexhatën e majtë.
Afati i përfundimit të punimeve në rrugën nacionale “Tiranë-Elbasan” do të jetë data 14 Mars ku rruga do të jetë e pajisur me sinjalistikën rrugore përkatëse dhe akset e saj do të jenë funksionale.