AKTUALITET, 18 Dhjetor 2017, 17:50

Deklarata e forte/Monika Kryemadhi: Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare

Deklarata e forte/Monika Kryemadhi: Rama ka hyrë në gjak me

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat sot pasdite pas protestës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama se ai ka hyrë në gjak me rininë shqiptare, pasi deputetja Floida Kërpaçi u lëndua nga përplasja me policinë.

Sot Edi Rama ka hyrë në gjak me rininë shqiptare. Deri sa të mbarojë fryma ime ai nuk do të pijë kafe asnjëherë i qetë dhe nuk do të shëtisë asnjëherë i qetë në rrugët e Tiranës. Ne nuk do të ndalemi, me këto vajza të reja dhe ata djem të rinj nuk do ti ndahemi atij deri sa të çlirojmë Shqipërinë dhe rininë shqiptare nga kthetrat e drogës dhe krimit të organizuar