TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mëngjes, në Shkodër.
Raportohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, në Bushat, te Landfilli, pranë fshatit Plezhë.
Mësohet se Zef Uka, banues në Hajmel, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.
Njoftimi i policisë
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 23.09.2019, ora 08:45, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Paçram, mjeti tip Fiat, me drejtues shtetasin Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull Lezhë, ka aksidentuar me vdekje këmbësorin Z. U. 63 vjeç banues në fshatin Paçram, Vau i Dejës.
Drejtuesi mjetit do shoqërohet në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të metejshme
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.