TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka sekuestruar 44 kg lëndë narkotike kanabis sative dhe dy armë zjarri pistoletë. Ka arrestuar dy persona dhe një është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë
Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Durrës. Sekuestrohen drogë e armë zjarri. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar”Luzi”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
Më datë 22.11.2017, në Luz, Fushë - Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.
TPZ.AL