TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHÇBA në Ministrinë e Brendshme, ka dyshime se tre zyrtarët e policisë së Shtetit, për të cilët, prokuroria nxorri urdhër arrestet, mund të kenë dalë jashtë vendit. Sipas burimeve nga ky dikaster, bëhet me dije, se ata mund të kenë përfituar nga dekonspirimi i operacionit.
Tashmë SHÇBA do të verifikojë, nëse oficerët e shpallur në kërkim, kishin dijeni për urdhër arrestet.
Mbrëmjen e djeshme, policia me urdhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka shkuar në banesat e ish-zyrtarëve, por nuk ka gjetur asnjë prej tyre.
Ata dyshohet të jenë përfshirë në aktivitetin kriminal, të drejtuar nga Habilajt. Gjatë kohës që kanë qenë në detyrë, kanë qenë mburojë për trafikun e drogës së organizuar nga habilajt, nga Vlora drejt brigjeve Italiane.
Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Rënda ka thirrur këtë të enjte drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.
Edi Merkaj është kërkuar nga prokurorët pas daljes së urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.
Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” prokurorët dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa.
Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë se arrestit me burg.
Ndërsa për Jael Çela, ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë, janë nxjerrë urdhra ndalimi.
TPZ.AL