AKTUALITET, 30 Gusht 2018, 23:05

Luis Vuitton “mposht” Zara – Arnault, më i pasur se Ortega. Mbizotëron luksi

Luis Vuitton “mposht” Zara – Arnault, më i pasur se

Aksionerët e kompanive gjigante të modës, Bernard Arnault dhe Amancio Ortega,  janë banorët e vetëm europianë që zotërojnë më shumë se 50 miliardë dollarë. Megjithatë, pasuritë e tyre kanë nisur divergjencën prej rritjes së kërkesës për mallra luksoze dhe ngadalësimit te shitësit me pakicë të veshjeve.

Ortega,  themeluesi i Inditex, që zotëron Zara, ka patur një rënie me më shumë se 7% të pasurisë së tij këtë vit, në 69.7 miliardë dollarë, sipas indeksit të Bloomberg që ndjek miliarderët. Arnault,  presidenti i firmës franceze LVMH,  zotëron 79.3 miliardë dollarë,  me një rritje prej 25% këtë vit, duke i zënë vendin Ortega si personi më i pasur në Europë.

Tregu i mallrave luksozë është rritur me më shumë se 8% këtë vit në 281 miliardë euro, nxitur nga kërkesa kineze.  Kompanitë e modës me dyqane fizikë si Intidex, po përballen me konkurrencë nga rivalët online, ndërkohë që konsumatorët ndihen më rehat kur rrobat i mbërrijnë në shtëpi. Aksionet e Intidex ranë me 5.7% ditën e Mërkurë,  ndërkohë që banka amerikane Morgan Stanley,  uli vlerësimin për aksionin.