AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 10:35

Furtunë në policinë e Elbasanit, shkarkohen 12 drejtues

Furtunë në policinë e Elbasanit, shkarkohen 12 drejtues

Pak minuta para se të dilte në konferencën e paralajmëruar për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mori vendimin për shkarkimin e drejtuesve të policisë së Elbasanit.

Ky vendim erdhi pas ngjarjeve të fundit kriminale, të ndodhura në këtë qytet dhe pamundësisë për zbardhjen e tyre, nga ana e policisë së qytetit. Ndërkohë, pritet që Çako të marrë të njëjtën masë edhe për drejtuesit e policisë së Lushnjës, ndërsa edhe kjo lidhet me ekzekutimin e dy  të tinjve, pranë komisariatit të policisë, gjatë  javës së kaluar.

Edhe në konferencën për shtyp, Çako komunikoi vendimin për shkarkimin e plot 12 drejtuesve të policisë së këtij qarku, ndërsa njoftoi se ristrukturimi dhe drejtimi i policisë së Elbasanit, do t’i besohet një specialisti të lartë të policisë së shtetit, z. Altin Qato.

“Ngjarja e Elbasanit nxorri në pah paaftësinë e policisë së këtij qyteti, për të reaguar ndaj elementëve kriminalë, ndaj vendosëm që Drejtoria e Policisë së këtij qyteti, t’i nënshtrohet një ristrukturimi të thellë dhe drejtimi t’i besohet një funksionari të lartë të policisë së shtetit, Altin Qatos”, tha Çako.