AKTUALITET, 19 Tetor 2017, 09:29

Valë arrestimesh për të kërkuarit e Interpol, kapet edhe një tjetër në Tiranë

Valë arrestimesh për të kërkuarit e Interpol, kapet edhe

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e 56 vjeçarit, Tafil Vokrri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Vokrri, banues në Kavajë, ishte shpallur në kërkim në shtetin italian, për trafik narkotikësh. 56 vjeçari akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Arrestimi i Tafil Vokrrit, vjen si pjesë e valës së arrestimeve të kryera ditët e fundit, për disa shtetas të kërkuar nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga drejtësia italiane. Kështu, këto ditë janë arrestuar Durim Keçi, Gëzim Aleksi, Dashamir  Hersi, etj., që të gjithë të shpallur në kërkim nga shteti fqinj Italia.