AKTUALITET, 18 Tetor 2017, 23:48

Kapen 10 ton hashash/ Policia nuk u njoftua nga Prokuroria dhe SHISH për operacionin

Kapen 10 ton hashash/ Policia nuk u njoftua nga Prokuroria dhe SHISH për

Sekuestrohen një sasi rekord droge në fshatin Babicë, 10 ton kanabis. Lajmin e publikoi fillimisht ish kryeministri Sali Berisha në profilin e tij facebook, por burime për Tpz.al bëjnë me dije se ky operacion vjen fill pas publikimit të dosjes "Habilaj".

Lënda narkotike e paketuar dhe gati për ta trafikuar është zbuluar në një magazinë në Babicë, e cila ishte në pronësi të shtetasit Armando Koçerrit. Sipas burimeve të Tpz.al nga policia aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, ndërsa është zbuluar droga. Të njëtat burime shtojnë, se janë ushtruar kontroll në 10 banesa ndërsa janë kryer edhe disa arrestime.

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH.

Ndërkohë Policia e Shtetit nuk është prononcuar ende për këtë mega operacion, duke lënë të kuptohet se nuk ka patur asnjë informacion nga Prokuroria dhe SHISH./TPZ.AL/