TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak orë pas arrestimit, Flamur Avdyli është liruar ditën e sotme.
Avdyli, i arrestuar dje gjatë një operacioni të gjerë të policisë, është parë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pak minuta më parë, i shoqëruar nga një person tjetër.
Flamur Avdyli është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon që të jetë i arrestuar së bashku me Shkëlqim Avdylin.
Kujtojmë se përpos vëllezërve Flamur dhe Astrit Avdylaj mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua.