AKTUALITET, 21 Tetor 2018, 22:52

Nga ish-deputetët e PS tek goditja e grupit kriminal, reagon sërish Rama: Sa më fort ta godasim...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish në lidhje me arrestimet e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste dhe aksioneve të policisë për goditjen e grupeve kriminale. Në një postim në Twitter Rama shkruan se “Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin” twitter POSTIM I PLOTË

Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë