TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga operacioni i policisë në Shijak përfunduan në pranga vëllezërit Avdylaj, të akuzuar për disa vepra të rënda penale në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Vëllezërit Avdylaj akuzohen për vrasje, trafik heroine, prostitucion dhe të tjera si këto.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër arrest dhe për Lul Berishën, ky i fundit dyshohet se është larguar jashtë Shqipërisë së bashku me familjen e tij.
Aktiviteti kriminal i vëllezërve Avdylaj
Në vitin 1996 ku u vra me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.
Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.
Ndaj Tefik Hykës vitin e kaluar u organizua një atentat në lokalin e tij në kryeqytet, nga i cili biznesmeni arriti të mbijetonte. Ai u dërgua më pas për mjekim jashtë vendit, dhe më pas ka pak informacione rreth asaj që ndodhi me të.
Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.
Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij duke sjellë goditjen mbrëmjen e sotme.TPZ.AL