AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 09:05

Operacionet dhe arrestimet në Shqipëri, Luigi Soreca: Të luftojmë kundër krimit të organizuar, prioritet i BE

Operacionet dhe arrestimet në Shqipëri, Luigi Soreca: Të

Pas zhvillimit të operacioneve të policisë në disa qytete të Shqipërisë kundër grupeve kriminale ka ardhur reagimi nga ambasadori i BE-së në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Luigi Soreca vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit dhe thekson se tashme pret të shohë edhe vazhdimin e ndjekjeve penale dhe dënimeve.

“”Ne mirëpresim operacionin masiv anti droge të ndërmarrë në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian.

Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”- shkruan ai.

Në operacionin e antidrogës në Shijak e Durrës u arrestuan tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Ne pranga u vunë Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Ndërsa për Klement Balilin u zhvilluan dy operacione, një në Shkodër e tjetri në Sarandë por pa sukses. Ambasadori i BE-së kërkon të vazhdoi puna e policisë kundër krimit të organizuar pasi është prioritet për integrimin.TPZ.AL