AKTUALITET, 21 Tetor 2018, 22:25

Formula 1/ Triumfi i parë pas 5 vjetësh i Raikkonen prish festën e Hamilton

Formula 1/ Triumfi i parë pas 5 vjetësh i Raikkonen prish festën

Kimi Raikkonen fiton Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kthehet në shkallën më të lartë të podiumit pas 5 vjetësh e 113 GP thatësirë. Garë perfekte e finlandezit, që i dhuron Ferrari një të dielë fantastike, pas një periudhe të errët. Vendi i tretë i Hamilton (pas Verstappen) detyron britanikun ta shtyjë festën e titullit, për shkak edhe të vendit të 4° të Vettel, që pasi bëri një rrotullim në fillim, u tregua i aftë të rikuperonte: 70 pikë i ndajnë tani dy pilotët.