TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Renea dhe FNSH nisëm mbrëmjen e djeshme operacionin për kapjen e Klement Balilit pasi ishte lokalizuar në Sarandë por deri mëngjesin e sotëm nuk është kapur.
Prej tri ditësh policia ka nisur gjurmimin e Balilit, fillimisht u lokalizua në Shkodër, pas kontrolleve të forcave të policisë Klement Balili ishte “zhdukur”.
Mbrëmjen e djeshme policia ka organizuar operacion për “eskobarin e ballkanit” në fshatin Stjar të Sarandës, as aty nuk ka arritur ta arrestoi, pasi nuk është gjetur në zonën e lokalizuar. Dy operacionet e fundit kanë dështuar, nuk dihet nëse lokalizimi ka qenë i gabuar apo Balili është larguar në kohë për ti shpëtuar prangave të policisë.
Klement Balili është personi më i kërkuar në Shqipëri, ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, mediat greke e cilësuan si “eskobari i ballkanit”. TPZ.AL