TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit nisi operacionin mbrëmjen e djeshme për kapjen e Klement Blilit, pasi e lokalizoi në fshatin Stjar të Sarandës, por dështoi. Gjatë kontrollit për kapjen e “eskobarit të ballkanit” është arrestuar për llogari të Krimeve të Rënda, shtetasi Abedin Kuçi, 49 vjeç.
Ai akuzohet si anëtarë i bandës së “Stjarit”, një grup i njohur në vitin 1997.
Kuçi është arrestuar në vitin 2016 për trafik droge por u lirua sërish. Ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohej sërish për trafik droge dhe përsëri i shpëtoi prangave.
Kuçi u prangos nga RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Ndërkohë burime nga policia tregojnë se është arrestuar dhe një personazh i dytë i njohur për lidhje me botën e krimit. TPZ.AL