AKTUALITET, 21 Tetor 2018, 23:47

Partizani mposht Luftëtarin dhe e mbyll fazën e parë në krye

Partizani ka hipotekuar ndeshjen e tetë pa humbje në kampionat, teksa edhe në përballjen e sotme kundër Luftëtarit (2-1) ka marrë tre pikë të plota me golat e shënuar nga Mensah dhe Telushi, në kuadër të javës së nëntë në Kategorinë Superiore.

Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë vendasit në minutën e 21’ me Mensah, pas një goditje këndi nga Asani. Ndërsa, në minutën e 40’ erdhi barazimi i bluzinjëve me Shkurtajn, i cili mori një top nga Radovic për të gjuajtur saktë në cepin e portës duke mposhtur portierin Xhixha. Megjithatë, të kuqtë kaluan përsëri në avantazh në pjesën e dytë, ku Telushi ekzekutoi saktë një 11-metërsh duke çuar rezultatin në 2-1.

Me këto tre pikë, “Demat e Kuq” kanë marrë sërish kreun pasi kuotojnë plot 22 pikë dhe nga ana tjetër Luftëtari në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.