AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 09:57

Dështimi i policisë për kapjen e Balilit dhe Lul Berishës, reagon Fatmir Xhafaj

Dështimi i policisë për kapjen e Balilit dhe Lul Berishës,

Pas operacioneve të policisë për shkatërrimin e grupeve kriminale, ku u godit banda Avdylave në Shijak, por dështuan për kapjen e Lul Berishës dhe Klement Balilit, ka reaguar ministri Fatmir Xhafaj.

Përmes një konference për shtyp Xhafaj tha se në 3 ditë ka patur  një operacion të shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.

Ndërsa ditën e djeshme policia arrestoi dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Klement Balili dhe Lul Berisha arritën të shpëtonin nga arrestimi i policisë, ky i fundit mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë me familjen, ndërsa “eskobari i ballkanit” është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Reagimi i plotë

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.

Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti. TPZ.AL