SPORT, 27 Qershor 2018, 17:59

Lamtumirë Botëror, Gjermania eliminohet me turp nga Koreja

Lamtumirë Botëror, Gjermania eliminohet me turp nga Koreja

Gjermania i ka dhënë fund Kupës së Botës në mënyrën më të turpshme, duke u mundur nga Korea me rezultatin 2-0. Ky rezultat, përveçse e ka eliminuar Gjermaninë, e ka renditur edhe në vendin e fundit të grupit F.

Golat e fitores për Korenë u shënuan vetëm në minutat shtesë, ku në të 94-ën ka shënuar Guon ndërkohë që në të 96-tën ka shënuar Son. Kjo humbje, ka eliminuar me turp Gjermaninë, duke qenë se me një fitore minimale, Gjermania do të kalonte turin.