TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Argjentinë kishin bërë gati “funeralin” e përfaqësueses por sot, të gjitha portalet kryesore në vend pushtoheshin nga triumfi i papritur i përfaqësueses së tyre, i cili i kombinuar me suksesin e Kroacisë, i dha mundësinë kësaj përfaqësueseje që të kalonte në fazën tjetër të turneut.
“Mrekulli Botërore! Fitore mbresëlënëse argjentinase, goditja fluturimthi e Roho pranë fundit i dha ekipit triumfin që na çon në fazën tjetër”, shkruante e përditshmja sportive “Ole”, e cila i kushtonte një shkrim të veçantë edhe ndeshjes tjetër në grup me titullin, “Faleminderit Kroaci”.
“Argjentina mundi Nigerinë me ankth dhe ia arriti të siguronte kualifikimin”, shkruante “Clarin” që i jepte rëndësi edhe kur do të luhej ndeshja e ardhës dhe se kush ishin protagonistët e ekipit kundërshtar.
“Një gol heroik i Roho 5 minuta nga fundi i dha kualifikimin Argjentinës”, shkruhej në “La Nacion” rreth kësaj sfide vendimtare që mbajti në ankth një popull të tërë.
